Ka shkuar në tre numri i personave të vrarë në Gjilan, derisa ka edhe të plagosur nga të shtënat me armë zjarri.
Fillimisht Policia e Kosovës njoftoi për vdekjen e dy personave në vendin e ngjarjes, në rrugën “Ibrahim Rugova”, derisa konfirmoi se dy të tjerëve të plagosur u është dhënë ndihma në qendrën emergjente në Gjilan.
I dyshuar për vrasjet është Mefail Shkodra, të cilin policia e ka shpallur në kërkim, teksa ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e tij.
Vrasjet në Gjilan, Policia e shpall në kërkim të dyshuarin, kërkon ndihmën e qytetarëve për ta kapur.
Mefail Shkodra, i dyshuar për vrasjen e dy personave sot në mesditë në Gjilan, është shapllur në kërkim nga Policia.
Policia e Gjilanit po kërkon ndihmën e qytetarëve për ta kapur atë, duke publikuar fotografinë e tij me autorizim të Prokurorisë.
“Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjilan, me qëllim të lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit, lëshon këtë kërkesë për bashkëpunim me qytetarë dhe mediat”, thuhet në njoftim.
“Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale Gjilan kërkon nga qytetarët dhe mediat që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit në foton e bashkangjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës në stacionin më të afërt policor apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: info@kosovopolice.com dhe numrat kujdestarë:192; 03850807001. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”