Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka miratuar planet për një sulm të ri në qytetin e Gazës, që pritet të zhvendosë qindra mijëra banorë. Ministri i Mbrojtjes, Israel Katz, njoftoi se ofensiva synon “mposhtjen e Hamasit” dhe përfshin pushtimin e Qytetit të Gazës.
“Portat e ferrit së shpejti do të hapen për vrasësit dhe përdhunuesit e Hamasit në Gaza,” shkroi Katz në rrjetin X, duke paralajmëruar shkatërrimin e qytetit nëse grupi militant nuk dorëzon armët dhe lirimin e të gjithë pengjeve.
Ndërkohë, Netanyahu deklaroi se do të fillojë bisedimet për lirimin e pengjeve dhe përfundimin e konfliktit sipas kushteve të Izraelit, pas pranimit të një propozimi të ri për armëpushim nga ndërmjetësit.
OKB paralajmëroi për viktima civile në masë dhe shkatërrime të mëdha për shkak të bombardimeve intensive. Organizata ndërkombëtare raportoi gjithashtu vdekje nga uria në Gaza, duke e cilësuar këtë si një krim lufte.