Presidentja Osmani: Sunny Hill Festival, rrëfim i një ëndrre që po vendos Kosovën në hartën kulturore globale

8
presidentja-osmani:-sunny-hill-festival,-rrefim-i-nje-endrre-qe-po-vendos-kosoven-ne-harten-kulturore-globale
Presidentja Osmani: Sunny Hill Festival, rrëfim i një ëndrre që po vendos Kosovën në hartën kulturore globale

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka vlerësuar lartë edicionin e sivjetshëm të Sunny Hill Festival, duke e cilësuar atë si një shembull të fuqisë së pasionit, rinisë dhe dashurisë për vendin.

Në një reagim publik, Presidentja Osmani u shpreh se Sunny Hill është rrëfim i një ëndrre të kthyer në realitet, që jo vetëm sjell artistë të mëdhenj ndërkombëtarë në zemër të Kosovës, por edhe e vendos vendin në qendër të hartës kulturore globale, transmeton lajmi.net

“Përmes muzikës, pasionit dhe energjisë së rinisë – Kosova po shkëlqen. Po tregon se edhe nga një vend i vogël, mund të lindin gjëra të mëdha”, u shpreh Presidentja Osmani.

Ajo falënderoi këngëtaren me famë botërore dhe themeluese të festivalit, Dua Lipa, për përkushtimin e saj të vazhdueshëm në promovimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare: “Faleminderit, Dua, që ëndrrën tënde e bëre edhe tonën. Faleminderit ekipit të Sunny Hill që e bëni këtë ëndërr realitet çdo vit, duke e sjellë botën në zemër të Kosovës!”

Sunny Hill Festival, që sivjet po mbahet për herë të gjashtë, ka vazhduar të tërheqë mijëra vizitorë nga vendi dhe bota, duke u shndërruar në një nga ngjarjet më të mëdha kulturore në rajon./lajmi.net/

after content