Prezantuesja e njohur vdes në një aksident ajror, pak momente pasi postoi foton e FUNDIT

1

Një prezantuese e njohur meksikane ka ndërruar jetë në një aksident ajror. Ngjarja tragjike ndodhi pak çaste pasi Debora Estrella kishte postuar një foto të avionit të vogël, teksa përgatitej për një mësim fluturimi.

Mediat e huaja shkruajnë se 43-vjeçarja dhe piloti Bryan Ballesteros humbën jetën kur avioni Cessna me dy ulëse, u përplas në tokë pranë një zone industriale në qytetin Garcia, në shtetin verilindor të Nuevo Leon.

Në rrjetet sociale po qarkullojnë pamje të paverifikuara, ku pretendohet se është momenti tragjik që ndodhi të shtunën mbrëma. Videot shfaqin një avion të vogël që humb kontrollin dhe bie në tokë, ndërsa një helikopter sipër tij u shmang për të parë nëse mund të bënte diçka për ta ndihmuar.

“Gjejeni çfarë”, shkruante Debora në një postim në “Instastory” pak para aksidentit që i mori jetën.
Ndërkohë kryetari i bashkisë së Garcias, Manuel Guerra Cavazos, duke raportuar nga vendi i ngjarjes, u shpreh:

“Me keqardhje ju informoj se ndodhem këtu në vendin e ngjarjes. Është konfirmuar se një avion i vogël është rrëzuar dhe dy persona kanë humbur jetën, me sa duket një burrë dhe një grua, brenda pistës dhe pranë lumit Pesqueria në zonën industriale Mitras”.

Ish-bashkëshorti i Deborës, Jose Luis Garcia, gjithashtu gazetar, shkroi në rrjetet sociale për aksidentin menjëherë pasi ndodhi, pa e ditur ende se ish-gruaja e tij ishte një nga viktimat:

“Një avion është rrëzuar. Mbrojtja Civile në Nuevo Leon konfirmoi se dy persona kanë humbur jetën në aksident pranë zonës industriale Ciudad Mitras në Garcia. Avioni është filmuar duke u rrëzuar pranë lumit nga banorët”.