Probleme me zemrën apo tentativë helmimi? Nuredin Dumani në reanimacionin e kardiologjisë në QSUT! Si paraqitet gjendja shëndetësore e të penduarit të drejtësisë

3
probleme-me-zemren-apo-tentative-helmimi?-nuredin-dumani-ne-reanimacionin-e-kardiologjise-ne-qsut!-si-paraqitet-gjendja-shendetesore-e-te-penduarit-te-drejtesise
Probleme me zemrën apo tentativë helmimi? Nuredin Dumani në reanimacionin e kardiologjisë në QSUT! Si paraqitet gjendja shëndetësore e të penduarit të drejtësisë

Nuredin Dumani, i penduari i drejtësisë dhe një nga bashkëpunëtorët më të rëndësishëm të prokurorisë në vitet e fundit, ndodhet nën kujdes intensiv në reanimacionin e kardiologjisë në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë, pas problemeve të shfaqura me zemrën.

Burime zyrtare bëjnë me dije se Dumani, i cili u shoqërua me urgjencë mbrëmjen e kaluar nga ambientet e paraburgimit 313 ku mbahet në izolim, po i nënshtrohet një sërë analizash të specializuara për të vlerësuar gjendjen e tij të plotë shëndetësore.

Për shkak të statusit të tij të veçantë si i penduar i drejtësisë dhe informacionit të ndjeshëm që ka dhënë mbi aktivitetin e grupeve të strukturuara kriminale, mjekët dhe autoritetet po verifikojnë çdo pistë të mundshme, përfshirë edhe dyshimet për një tentativë kriminale ndaj tij, siç mund të jetë një helmim i mundshëm.

Masat e sigurisë janë rritur ndjeshëm, ndërsa analizat e thelluara pritet të japin një përgjigje të qartë për shkaqet e gjendjes së tij.

Dumani ka dhënë dëshmi kyçe që kanë ndihmuar SPAK-un në goditjen dhe shpërbërjen e disa prej grupeve më të fuqishme kriminale në Shqipëri, dhe rrëfimet e tij janë konsideruar vendimtare për zbardhjen e dhjetëra ngjarjeve të rënda.