Prokuroria e Fierit sqaron gjithë dinamikën e vrasjes së babait nga e bija

4
prokuroria-e-fierit-sqaron-gjithe-dinamiken-e-vrasjes-se-babait-nga-e-bija
Prokuroria e Fierit sqaron gjithë dinamikën e vrasjes së babait nga e bija

Prokuroria e Fierit ka sqaruar edhe një herë të gjithë dinamikën e vrasjes së Anesti Ramës dhe hetimet që çuan në zbulimin e krimit të rëndë e autorëve të dyshuar.

Vrasja e Anesti Ramës është regjistruar nga Prokuroria e Fierit për dy vepra të rënda penale ndaj tre shtetasve, që akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, masakruan 56-vjeçarin në fshatin Frashër.

Në një njoftim shterues, organi i akuzës në Fier sqaron të gjithë dinamikën e ngjarjes që tronditi opinionin publik, nga njoftimi i sallës operative të policisë, te tentativa për ta fshehur ngjarjen si vdekje aksidentale për shkak të rrëzimit në tualetin e banesës.

Kur ambulanca shkoi në banesën e familjes Rama, viktima ishte i veshur me kostum dhe këmishë për qëllime ceremoniale dhe ishte pastruar edhe vendi i ngjarjes, thotë Prokuroria e Fierit.

Vajza e viktimës, Emanilda Rama, tashmë akuzohet për “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare” në bashkëpunim, ndërsa e ëma e saj dhe gruaja e viktimës, Valbona Rama, për “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Po ashtu, u ndalua me iniciativë shtetasi Çlirim Dogani, i dyshuar për bashkëpunim në vrasje, pasi dyshohet se kishte raport intim me vajzën e viktimës.

Prokuroria kërkoi dhe mori miratimin nga gjykata për masën e sigurisë “arrest në burg” për të tre personat nën hetim.

Për zbardhjen e ngjarjes janë përdorur edhe teknikat speciale hetimore, duke siguruar prova të pakontestueshme për vrasjen makabre.

after content