
Egli Tako, që pas daljes nga “Big Brother, VIP Albania” ka qenë gjithmonë aktive në skenën muzikore, shpesh duke eksperimentuar si në muzikë, ashtu edhe në pamjen e saj.
Me projekte të ndryshme dhe stil të larmishëm, ajo nuk ka reshtur së kërkuari vëmendjen e publikut.
Në fotot e fundit, Egli ka provokuar ndjekësit duke u shfaqur me një stil tejet të guximshëm: disa rripa të lidhur në gjoks.
Ky imazh i saj ka marrë reagime të shumta në rrjet, duke e bërë sërish një nga emrat më të komentuar.