Pukë/ Policia gjen dy turistet holandeze të humbura në mes të pyllit

3
puke/-policia-gjen-dy-turistet-holandeze-te-humbura-ne-mes-te-pyllit
Pukë/ Policia gjen dy turistet holandeze të humbura në mes të pyllit

Dy turiste nga Holanda humbën orientimin gjatë një ecjeje malore në malin e Qerretit, në Pukë, duke përjetuar momente paniku mes terrenit të vështirë.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë u nisën drejt zonës dhe pas disa orësh kërkime arritën të lokalizojnë turistet. Njëra prej tyre, shtetasja K. D., kishte pësuar dëmtime të lehta nga një rrëzim gjatë ecjes.

Turistet falënderuan policinë për reagimin e shpejtë dhe ndihmën. Policia e Shkodrës nënvizon përkushtimin maksimal për sigurinë e turistëve që eksplorojnë zonat natyrore të Shqipërisë.

after content