“Punonjësit janë shpirti i medias, jo muret”- Aktori Florjan Binaj reagon për sulmin ndaj News24: Për sa kohë që nuk ka një ligj, kjo valle do të vazhdojë…

1
“punonjesit-jane-shpirti-i-medias,-jo-muret”-aktori-florjan-binaj-reagon-per-sulmin-ndaj-news24:-per-sa-kohe-qe-nuk-ka-nje-ligj,-kjo-valle-do-te-vazhdoje…
“Punonjësit janë shpirti i medias, jo muret”- Aktori Florjan Binaj reagon për sulmin ndaj News24: Për sa kohë që nuk ka një ligj, kjo valle do të vazhdojë…

Aktori i humorit, Florjan Binaj ka reaguar pas vendimit për ndërprerjen e aktivitetit të televizionit News24 në ambientet e tij aktuale, duke e cilësuar këtë një goditje që bie mbi punonjësit e medias.

Në një postim në rrjetet sociale, Binaj shprehet se në konfliktet dhe përplasjet mes pushtetit dhe mediave, të parët që e vuajnë janë punonjësit: gazetarët, prezantuesit, montazhierët, kameramanët, grimierët, teknikët, inxhinierët e të tjerë.

“Praktikisht ata janë shpirti dhe trupi i një institucioni, jo muret,” shkruan ai.

Binaj shtoi se, për sa kohë nuk ka një ligj që çdo pushtetar të paguajë nga xhepi i tij dhe jo nga taksat e qytetarëve për dëmet që shkakton, “të gjitha zullumet që ka bërë dhe bën, kjo valle do vazhdojë”.

after content