
Në një aktivitet në Shtëpinë e Bardhë për Kupën e Botës në SHBA vitin e ardhshëm, Donald Trump u pyet për vështirësitë e mundshme që vizitorët mund të hasin kur vijnë në vend.
Si pjesë e përgjigjes së tij, Trump nxori një fotografi të tij dhe të Vladimir Putinit nga sirtari i tavolinës së tij, duke u thënë mediave se “ai mund të vijë, varësisht nga ajo që ndodh”.
“Mund të mos ndodhë, varësisht nga ajo që ndodh. Do të ndodhin shumë gjëra gjatë dy javëve të ardhshme”, shtoi ai.
“Por mendova se ishte një fotografi e bukur e tij”, tha Trump.
Përpara se të zbulonte foton, ai tha se “sapo i dërguan një foto nga dikush që dëshiron shumë të jetë në Kupën e Botës”.
“Ai ka qenë shumë respektues ndaj meje dhe vendit tonë, por jo aq respektues ndaj të tjerëve”, shtoi ai.
I pyetur në lidhje me sulmet ajrore ruse që thuhet se kanë goditur një biznes amerikan në Ukrainë, Trump tha se “nuk është i lumtur për këtë”.
“Nuk jam i kënaqur me asgjë që ka të bëjë me atë luftë”, tha ai.
“Mendoj se gjatë dy javëve të ardhshme, do të zbulojmë se në ç’drejtim do të shkojë puna dhe më mirë të jem shumë i lumtur.”