Qëlloi me armë 30-vjeçaren në Shkodër, ja kush është autori i shpallur në kërkim

2
qelloi-me-arme-30-vjecaren-ne-shkoder,-ja-kush-eshte-autori-i-shpallur-ne-kerkim
Qëlloi me armë 30-vjeçaren në Shkodër, ja kush është autori i shpallur në kërkim

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me plagosjen me armë zjarri, të ndodhur mesditën e kësaj të marte, në aksin rrugor Muriqan-Shkodër.

Sipas policisë, 34-vjeçari Edison Probatistaj, dyshohet se, për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri shtetasen E.I., rreth 30 vjeçe, e cila ndodhet në kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar të këtij rasti.

Ndërkaq, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

after content