Qëlluan me armë drejt policisë pas vjedhjes në Sukth, Gjykata vendos për Ardit Domin e Leonard Çalin

1
qelluan-me-arme-drejt-policise-pas-vjedhjes-ne-sukth,-gjykata-vendos-per-ardit-domin-e-leonard-calin
Qëlluan me armë drejt policisë pas vjedhjes në Sukth, Gjykata vendos për Ardit Domin e Leonard Çalin

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Ardit Domin e Leonard Çalin. të cilët qëlluan me armë drejt policisë pasi u kapën duke vjedhur në Sukth.

Sipas prokurorisë, të dy akuzohen për veprat penale “vrasja e punonjësit të Policisë së Shtetit”, në tentativë, “vjedhja me armë”, në tentativë dhe në bashkëpunim dhe “armëmbajtje pa leje”.

Sipas hetimeve, dy të rinjtë qëlluan me armë zjarri në drejtim të efektivëve, pasi policia tentoi t’i ndalonte. Në vend që t’i bindeshin urdhrit, ata u larguan me shpejtësi me automjetin e tyre.

Ndjekja përfundoi në Vorë, ku makina doli nga rruga, por Domi dhe Çali vijuan rezistencën duke hapur zjarr me automatik ndaj policëve. Përballë kësaj situate, forcat e rendit u kundërpërgjigjën po me armë. Për pasojë, Ardit Domi mbeti i plagosur rëndë nga një plumb në qafë, ndërsa Leonard Çali u neutralizua dhe u arrestua në vend.