Qeveria shpall 2 shtatorin Ditë Zie Kombëtare në nderim të Dhimitër Anagnostit

2
qeveria-shpall-2-shtatorin-dite-zie-kombetare-ne-nderim-te-dhimiter-anagnostit
Qeveria shpall 2 shtatorin Ditë Zie Kombëtare në nderim të Dhimitër Anagnostit

Agjencia për Media dhe Informim ju bën me dije se Këshilli i Ministrave ka vendosur të shpallë ditë zie kombëtare ditën e martë, datë 2 shtator 2025, në nderim të të ndjerit Dhimitër Anagnosti, personalitet i shquar i kinematografisë shqiptare, mjeshtër i ekranit dhe i artit skenik, i cili la një trashëgimi të çmuar kulturore për brezat.

Në respekt të vendimit, në të gjithë vendin flamujt do të ulen në gjysmështizë, ndërsa institucionet shtetërore do të zhvillojnë homazhe për nder të figurës së tij.