Radhë të gjata në Kakavijë, fundjava e parë e gushtit sjell fluks të lartë në kufi

2
radhe-te-gjata-ne-kakavije,-fundjava-e-pare-e-gushtit-sjell-fluks-te-larte-ne-kufi
Radhë të gjata në Kakavijë, fundjava e parë e gushtit sjell fluks të lartë në kufi

Fundjava e parë e muajit gusht ka shënuar një fluks të lartë të lëvizjes së qytetarëve dhe automjeteve në pikën kufitare të Kakavijes, në të dyja drejtimet e kufirit shqiptaro-grek.

Sipas të dhënave zyrtare nga Policia Kufitare, gjatë 24 orëve të fundit nëpërmjet kësaj pike kufitare kanë hyrë në Shqipëri rreth 6 mijë persona dhe 1 700 automjete, kryesisht emigrantë që jetojnë në Greqi dhe që kthehen për të kaluar pushimet verore pranë familjeve të tyre. Ndërkohë, në drejtim të shtetit grek kanë udhëtuar 3 500 persona dhe 1 300 automjete, shumë prej tyre shtetas shqiptarë që zgjedhin të kalojnë pushimet në Greqi.

Për të përballuar rritjen e ndjeshme të fluksit, autoritetet shqiptare kanë vendosur në funksion 4 sportele në hyrje dhe 3 në dalje, ndërsa pala greke ka shtuar gjithashtu numrin e sporteleve të kontrollit të dokumenteve. Pavarësisht fluksit të shtuar, kjo e shtunë ka shënuar radhë të gjata dhe vonesa në kalimin në kufi për shkak të fluksit të lartë

after content