“Rama e bëri investitor strategjik”/Ngjarja e rëndë në Shkodër flet deputeti: Ai porosiste vrasje siç ju porosisni pica

2
“rama-e-beri-investitor-strategjik”/ngjarja-e-rende-ne-shkoder-flet-deputeti:-ai-porosiste-vrasje-sic-ju-porosisni-pica
“Rama e bëri investitor strategjik”/Ngjarja e rëndë në Shkodër flet deputeti: Ai porosiste vrasje siç ju porosisni pica

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, i ftuar në një intervistë televizive, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur sot në Shkodër, ku dy persona mbetën të vrarë dhe dy të tjerë u plagosën. Ai akuzoi qeverinë dhe drejtuesit e Policisë së Shtetit se janë të lidhur me krimin e organizuar, duke penguar kapjen e autorëve të ngjarjeve të rënda.

“Shqipëria është sa një fshat, jemi vetëm 1.8 milionë banorë. Ju kujtoni se policia nuk e di kush i kryen këto krime? Sigurisht që e di, ka efektivë që bëjnë punë të jashtëzakonshme, por ka edhe të tjerë që janë të shitur. Problemi nuk është mungesa e informacionit, por direktivat që vijnë nga kupola e policisë,” tha Balliu.

Ai përmendi edhe emra konkretë nga drejtuesit e lartë të policisë, të cilët sipas tij janë të dyshuar për lidhje me botën e krimit. “Kemi drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit, përfshirë edhe këtë Prodën, që janë të përfshirë dhe të dyshuar për afilacione me krimin e organizuar. Mendoni se nuk kapen dot këta? Jo more zotëri, nuk duan t’i kapin,” u shpreh deputeti demokrat.

Në vijim, Balliu akuzoi kryeministrin se mban lidhje të drejtpërdrejta me individë të botës së krimit, duke i kthyer në biznesmenë të mbrojtur. “Kjo qeveri e ka shpallur një njeri që porosiste vrasjet siç porosiste picat, investitor strategjik. Çfarë kujtoni, se nuk e dinte ai? Nëse doni të godisni krimin e organizuar në Shqipëri, fillojeni nga kryeministri,” theksoi Balliu.