
Këngëtarja e njohur Yllka Kuqi ka ndarë një lajm mortor.
Ajo përmes rrjeteve sociale ka bërë të ditur se është ndarë nga jeta vjehrri i saj.
Lajmin e ka shoqëruar me një foto të vajzës së saj me tashmë të ndjerin, për të cilin ka treguar respekt të madh.
Ajo e ka konsideruar atë si “baba të dytë”.
Ngushëllime familjes!