Remzija me të birin e kallin atmosferën në një dasëm

2

Remzie Osmani, një nga emrat më të dashur të muzikës shqiptare, këtë herë ka befasuar ndjekësit me një paraqitje të veçantë, jo me vëllain e saj Nexhatin, siç jemi mësuar ta shohim shpesh në skenë, por për herë të parë me djalin e saj, Hamin.

Pamjet e publikuara nga Gezimja tregojnë një atmosferë të ngrohtë familjare, ku Remzia dhe i biri këndojnë bashkë, shkruan Kosovarja.

Ky moment i rrallë u zhvillua në një aheng familjar ku këngëtarja ishte e ftuar, duke dëshmuar edhe një herë se muzika është pjesë e pandashme e jetës së saj.

Ndryshe Remzija është mjafte e kërkuar në aheng familjare gjate sezones së verë.