Renato Hoxhaj u vra nga një rumun/ U pagua nga “djemtë e Dubait” për të eliminuar informatorin e grupit kundërshtar

2
renato-hoxhaj-u-vra-nga-nje-rumun/-u-pagua-nga-“djemte-e-dubait”-per-te-eliminuar-informatorin-e-grupit-kundershtar
Renato Hoxhaj u vra nga një rumun/ U pagua nga “djemtë e Dubait” për të eliminuar informatorin e grupit kundërshtar

Vrasja e rojës Renato Hoxhaj në Vlorë më 27 prill të këtij viti duket se ka pasur një parapërgatitje dhe një investim të madh nga grupi kriminal.

Personi që u kontraktua për të kryer këtë ngjarje ishte i huaj. Identiteti i tij tashmë është në duar të policisë së Vlorës, e cila e ka shpallur në kërkim ndërkombëtar. Ai është një rumun i cili është rezident në Greqi, aty ku u zhvendos menjëherë pas krimit.

Top Channel mëson se rumuni qëndroi në Shqipëri plot një javë duke vëzhguar me imtësi jo vetëm objektivin e tij, por edhe gjithë rrugët ku do të ndiqte para dhe pas krimit.Guidë për të shërbeu 42-vjeçari Kleanth Bylyku, alias Armando Gega, i cili ra në prangat e policisë së Vlorës dy ditë më parë. Ai doli zbuluar teksa shihej në shoqërinë e vrasësit çdo ditë të qëndrimit të tij në Shqipëri, që nga marrja e makinës në Tiranë deri në ditën kur u krye vrasja.

Pavarësisht se ai ka qëndruar i heshtur para hetuesve, provat kundër tij janë të qarta. Gjykata e Vlorës ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg”, i dyshuar për veprën penale “vrasje me paramendim, kryer në bashkëpunim”. Edhe më herët ai ka qenë në pranga për armëmbajtje.

Për vrasjen e Hoxhajt, më datë 30 prill u arrestua edhe Eris Mehmetaj, i akuzuar si bashkëpunëtor. Mehmetaj dyshohet se ka siguruar automjetin me të cilin autori ka lëvizur në Vlorë ditën e ngjarjes. Po kështu ai ka ndërruar targat për të shmangur identifikimin nga policia. Ai ishte mik i Roan Brahimit, i ekzekutuar në Greqi.

after content