Rëndohet gjendja shëndetësore e të plagosurit në Shkodër, Erogen Vaso, dërgohet me URGJENCË për mjekim në Tiranë!

2
rendohet-gjendja-shendetesore-e-te-plagosurit-ne-shkoder,-erogen-vaso,-dergohet-me-urgjence-per-mjekim-ne-tirane!
Rëndohet gjendja shëndetësore e të plagosurit në Shkodër, Erogen Vaso, dërgohet me URGJENCË për mjekim në Tiranë!

Erogen Vaso, një nga personat e plagosur rëndë në atentatin me armë zjarri që tronditi Shkodrën mëngjesin e sotëm, është transportuar drejt Tiranës për trajtim të specializuar në Spitalin Ushtarak.

Sipas burimeve mjekësore, Vaso ka marrë tre plumba në trup, të cilët kanë prekur arterie kryesore, duke shkaktuar gjendje kritike për jetën. Për shkak të dëmtimeve të shumta, është bërë e domosdoshme një ndërhyrje urgjente dhe trajtim i avancuar, i cili nuk mund të ofrohej në Spitalin Rajonal të Shkodrës.

Nga atentati, Liridon Kraja humbi jetën pasi u qëllua me armë zjarri, ndërsa viktima tjetër, Armando Pali, mori disa plumba dhe ndërroi jetë në vendngjarje.

Ndërkohë, Meri Kaceri, kamarierja që ndodhej pranë viktimave në momentin e atentatit, ka mbetur e plagosur rëndë, por ndodhet nën kujdesin e mjekëve në repartin e reanimacionit, jashtë rrezikut për jetën.

Policia dhe grupi hetimor vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të kësaj ngjarjeje të rëndë, që ka tronditur qytetin e Shkodrës.