‘Republika e qokave, jo e ligjeve’, Zhupa revoltohet pasi Rama i dha shtetësinë Zhegrovës: Nder personal!

2
‘republika-e-qokave,-jo-e-ligjeve’,-zhupa-revoltohet-pasi-rama-i-dha-shtetesine-zhegroves:-nder-personal!
‘Republika e qokave, jo e ligjeve’, Zhupa revoltohet pasi Rama i dha shtetësinë Zhegrovës: Nder personal!

Deputetja demokrate Ina Zhupa, ka reaguar pas një bisedë WhatsApp të publikuar nga futbollist i Kosovës Edon Zhegrova me kryeministrit Rama, ku bëhej me dije se ai kishte marrë nënshtetësinë shqiptare.

“Republika e mesazheve dhe qokave dhe jo e ligjeve dhe rregullave!

Edon Zhegrova futbollist që luan për Kosovën e ka fituar të drejtën e shtetësisë dhe pashaportën shqiptare pas një komunikimi WhatsApp duke ja kërkuar kryeministrit Rama. Rama pas bisedës, kujdeset ti coj edhe vetë dekretin e Begajt. Për nderin e Ramës, Zhegrova e ka falenderuar publikisht

Zhegrova ta gëzoj shtetësinë shqiptare, edhe të ketë suksese në karrierën e tij. Cështja nuk është Edoni por republika që është krijuar.

Edi Rama autoriteti mbi ligjor që jep edhe shtetësinë, sipas kujt ligji e kanë pajisur nuk e di?! Përdorimi edhe i një drejte për trafik interesash, për ndere personale, tregon qartësisht që kemi krijuar një vend që funksionon me fermane/mesazhe kryeministrore sesa me ligje me dhe rregulla.

E drejta e pashaportës shqiptare duhet jetë një e drejtë që e gëzojnë sipas ligjit të gjithë ata që ju takon. Ka shumë të huaj në Shqipëri që janë integruar plotësisht, me vite dhe ende përplasen nëpër dyert e shtetit pa e marr dot nënshtetësinë.

Ashtu sic ka edhe futbollist që luajnë në kampionatin shqiptar, por edhe profesionist të fushave të tjera që i kanë krijuar vetëm vlera pozitive vendit tonë dhe nuk arrijnë dot këtë të drejtë.

Mesa duket duhet ti nisin mesazh kryeministrit dhe jo të ndjekin procedurat dhe rregullat ligjore”, shkruan Zhupa.