Dita e sotme do të karakterizohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme në të gjithë vendin.
Sipas njoftimit zyrtar të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak paraditja do të nisë me kthjellime, por moti do të përkeqësohet gradualisht, duke sjellë vranësira mesatare deri të dendura, veçanërisht në zonat malore.
SHMU thotë se këto zhvillime atmosferike do të shoqërohen me reshje lokale shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit.
Në zona të caktuara, veçanërisht në veri të vendit, nuk përjashtohen episode të shkurtra shtrëngatash, të shoqëruara me shkarkesa elektrike dhe breshër.
Era do të fryjë e lehtë, me drejtim kryesor veriperëndim–veri, me një shpejtësi mesatare prej 7 m/s. Në zonat bregdetare dhe luginat, era do të jetë më intensive, duke arritur deri në 14 m/s në intervale të caktuara kohore.
Sa i përket detit, valëzimi parashikohet i lehtë deri mesatar, me forcë 1–3 ballë.