
Rita dhe Fidani, një nga çiftet më të dashura të showbizit shqiptar, kanë sjellë projektin e tyre më të ri muzikor, këngën “Pronari i Zemrës”, e cila po pritet mirë nga publiku.
Çifti, i cili është bashkë jo vetëm në jetë por edhe në skenë, rrezaton harmoni dhe dashuri.
Në paraqitjet e tyre të fundit, ata kanë reflektuar një lidhje të fortë dhe një kimi që e ndien edhe publiku, shkruan Kosovarja.
Në një video të postuar së fundmi në rrjetet sociale, Rita shkëlqen me një paraqitje plot stil dhe vetëbesim.