Rrëzohet aksidentalisht nga muri i banesës, humb jetën 94-vjeçari në Vuno

1
rrezohet-aksidentalisht-nga-muri-i-baneses,-humb-jeten-94-vjecari-ne-vuno
Rrëzohet aksidentalisht nga muri i banesës, humb jetën 94-vjeçari në Vuno

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Vuno ku një 94-vjeçar është rrëzuar aksidentalisht nga muri i banesës së tij.

Si pasojë e dëmtimeve, i moshuari ka humbur jetën.

Njoftim i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë referuan materialet për vlerësim, pasi më datë 17.08.2025, është rrëzuar aksidentalisht nga muri i banesës së tij, në fshatin Vuno, shtetasi K. S., 94 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve ka humbur jetën.