
Këngëtarja Sahide Mustafa ka ndarë një postim të veçantë me ndjekësit, teksa ajo ka treguar se vajza e saj ka përfunduar me sukses shkollën e mesme.
Olisa vajza e këngëtares kishte mbrëmjen e maturës, e për këtë këngëtarja ka ndarë imazhe duke i uruar suksese të bijës, shkruan Kosovarja.
“Urime matura, Olisa! Paç vetëm sukses e shëndet në rrugën tende të re” ishin fjalët e Sahides.
Përmes këtij postimi, Mustafa jo vetëm që ndau gëzimin e saj si nënë, por edhe tregoi lidhjen e fortë emocionale me vajzën, duke e përkrahur me fjalë dashurie në një hap të rëndësishëm të jetës së saj.