Sali Berisha: Thethi një krim shtetëror, do bëjmë gjithçka që të ndëshkohen autorët! Ndërtimet kanë qenë në zonën e lejuar

2
sali-berisha:-thethi-nje-krim-shteteror,-do-bejme-gjithcka-qe-te-ndeshkohen-autoret!-ndertimet-kane-qene-ne-zonen-e-lejuar
Sali Berisha: Thethi një krim shtetëror, do bëjmë gjithçka që të ndëshkohen autorët! Ndërtimet kanë qenë në zonën e lejuar

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar se shembjet në Theth janë një krim shtetëror dhe se do bëjnë gjithçka që të ndëshkohen autorët.
sali berisha

Berisha theksoi se ndërtimet kanë qenë në zonën e lejuar, ndërsa shtoi se të dëmtuarit duhet të shpërblehen.

Sali Berisha: Që kjo qeveri vjedh dhe nuk zhdëmton, shko e pyet të dëmtuarit nga tërmeti në Durrës, në Laç, në Kurbin, Lezhë, Tiranë dhe kudo. Këta janë të pamëshirë. Pasurohen dhe mbi fatkeqësinë.

Por, unë i garantoj të gjithë banorët e zonave të djegura, garantoj gjithashtu banorët e Thethit të cilët u përballën dhe ata me një krim shtetëror. Edhe ajo që ndodhi në Theth është një krim i mirëfilltë shtetëror. Ndërtimet kanë qenë në zonën e lejuar për ndërtime. Ndërtimet kanë qenë në tokat e tyre.

Edhe ai është një krim shtetëror dhe do të bëjmë gjithçka që ndaj krimit shtetëror, të ndëshkohen autorët dhe të dëmshpërblehen viktimat e krimit shtetëror.

after content