
Prej disa ditësh, rrjetet sociale janë përfshirë nga zërat për një romancë të re mes Sarës Hoxha dhe Erik Fullanit.
Spekulimet nisën pas disa postimeve të veçanta që të dy kanë shpërndarë nga i njëjti vend bregdetar në jug të Shqipërisë, duke nxitur dyshime për një lidhje mes tyre.
Por tashmë, duket se misteri është zbuluar.
Në disa pamje të siguruara së fundmi, Sara dhe Eriku shfaqen së bashku, duke kaluar çaste të qeta dhe të afërta në një plazh privat, larg vëmendjes së publikut.
Të qeshur dhe të relaksuar, të dy duken sikur po shijojnë jo vetëm detin, por edhe shoqërinë e njëri-tjetrit një konfirmim i heshtur që flet më shumë se çdo status apo postim.