

Javë më parë, Xheneta Fetahu deklaroi në rubrikën “E Diell” se ish-partneri i Kaderit, Lumbardhi, e kishte ngacmuar.
“Por unë refuzova, për shkak të respektit që kisha për Kaderin”, pati thënë ajo atëherë, shkruan Insajderi.
Megjithatë, duket se situata ka ndryshuar – të paktën sipas asaj që shihet në rrjete sociale.
Në Instagram, Xheneta tashmë e ndjek Lumin dhe madje i ka bërë ‘like’ postimit të tij të fundit.
Nuk dihet ende nëse mes tyre ka nisur diçka më shumë, por siç thotë shprehja e njohur: ku ka tym, ka edhe zjarr.