
Shpat Kasapi dhe Selvija i kanë dhënë fund martesës së tyre disa vjeçare sipas njoftimeve të tyre në rrjete sociale.
Ajo ka ndarë kohë pas kohe mendime dhe mesazhe që pasqyrojnë forcën, ndjeshmërinë dhe gjendjen e saj emocionale.
Edhe këtë herë, Selvija ka zgjedhur të shpërndajë një tjetër mesazh prekës, ku shprehet:
“Më vret nga brenda kur përpiqem të sillem ftohtë për të mbrojtur veten, duke e ditur se kam zemrën më të pastër, qëllimet më të mira dhe shpirtin më të ëmbël”, shkruan Kosovarja.
Ky status ka prekur ndjekësit e saj, të cilët e kanë mbështetur duke e inkurajuar të vazhdojë të qëndrojë e fortë.