Sërish aksident në Fier! Makina përplaset frikshëm dhe përmbyset në mes të rrugës

1

Një aksident i frikshëm ka ndodhur mbrëmjen e sotme në unazën perëndimore të qytetit të Fierit, ku një automjet tip “Toyota” ka humbur kontrollin dhe është përplasur fillimisht me një mjet të parkuar, për t’u përmbysur më pas në mes të rrugës.

Fatmirësisht, sipas informacioneve paraprake, nuk raportohet për të lënduar, ndërsa dëmet janë vetëm materiale.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë rrugore, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit dhe për rikthimin e normalitetit në qarkullim.