SHBA miraton shitjen e disa sistemeve anti-ajrore Patriot në Danimarkë! Çfarë parashikon marrëveshja me vlerë 8.5 miliard dollarë

1
shba-miraton-shitjen-e-disa-sistemeve-anti-ajrore-patriot-ne-danimarke!-cfare-parashikon-marreveshja-me-vlere-8.5-miliard-dollare
SHBA miraton shitjen e disa sistemeve anti-ajrore Patriot në Danimarkë! Çfarë parashikon marrëveshja me vlerë 8.5 miliard dollarë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë miratuar shitjen e disa sistemeve të mbrojtjes ajrore Patriot dhe armëve të tjera për aleatin e NATO-s, Danimarkën, e cila planifikon të mbështesë Ukrainën në luftën kundër Rusisë.

Departamenti Amerikan i Shtetit ka aprovuar një marrëveshje me vlerë 8.5 miliardë dollarë (7.3 miliardë euro), që përfshin gjashtë lëshues, sisteme të radarit, sisteme drejtimi dhe raketa.

Danimarka dhe anëtarët e tjerë të NATO-s duan të furnizojnë Ukrainën me sisteme të avancuara armatimi për të forcuar mbrojtjen e saj kundër sulmeve ruse.

Duke qenë se Danimarka nuk ka sisteme Patriot, ajo duhet t’i blejë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Po ashtu, Holanda ka blerë Patriote për të forcuar mbrojtjen ajrore të Ukrainës.