
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka ndarë sot një mesazh të veçantë në nderim të Shenjtores Nënë Tereza, duke cituar një deklaratë të Presidentit Donald Trump në rastin e shenjtërimit të saj.
“Nënë Tereza u dha ushqim të uriturve, strehë të pastrehëve dhe arsim atyre që kishin nevojë. Ajo përfaqësonte më të mirën te secili prej nesh”, thuhet në mesazhin e publikuar nga Ambasada, duke risjellë fjalët e ish-presidentit amerikan.
Postimi vjen në kuadër të përkujtimit të veprës dhe trashëgimisë së Nënë Terezës, figura simbol e humanizmit dhe sakrificës, e cila është nderuar globalisht për kontributin e saj në shërbim të më të varfërve të botës.