Sherr mes punonjës të spitalit në Tiranë, 32-vjeçari godet me mjet prerës kolegun e tij!

1

Njoftimi:

Tiranë/Informacion paraprak: Rreth orës 11:20, në ambientet e një spitali shtetëror, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi D. Ç., rreth 32 vjeç, ka goditur me mjet prerës shtetasin M. O., rreth 37 vjeç, të dy punonjës të spitalit.

Shtetasi M. O. është në kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e shtetasit D. Ç.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e rrethanave të rastit.