
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Tiranë në zonën e Xhamllikut. Mësohet se një gardist pas një sherri me një qytetar ka nxjerrë armën e shërbimit duke e kërcënuar me jetë.
Fatmirësisht gardisti Dorian Kraja nuk ka shtënë me armë dhe ngjarja është parandaluar nga efektivët e komisariatit. Burimet i thanë Report Tv se sherri mes tyre ka qenë banal, se kush do kalonte i pari me makinë në rrugë.
Kaq ka mjaftuar që gardisti të nxjerrë armën dhe të kërcënojë qytetarin.
Kryenin kontrolle fiktive dhe nuk bllokonin mallin me pesticide, kush janë dy inspektorët e AKU-së që bashkëpunonin me Era Fruit
Gardisti Kraja fillimisht u ndalua nga policia dhe tashmë po hetohet në gjendje të lirë. Rasti i është referuar në AMP-së ku kanë nisur menjëherë hetimet. Po ashtu, kamerat e sigurisë në zonë kanë filmuar sherrin dhe po këqyren nga grupi hetimor.