
Një sherr masiv mes disa personash është raportuar të ketë ndodhur mbrëmjen e djeshme në një lokal në afërsi të Parkut në Korçë.
Si pasojë e sherrit masiv, të plagosur me thikë kanë mbetur 2 persona, Mihal Zhidro dhe Sotiraq Shkurti.
Në total të shoqëruar në komisariat si të përfshirë në konflikt janë 10 persona: Dritan Pine, Petrika Ropi, Ilir Shukulli, Rafail Kocaqi, Salvi Asllan, Mihal Zhidro, Serxhio Mema, Gersi Dervishi, Sotiraq Shkurti dhe Kristi Lamçe.
Dritan Pine dyshohet gjithashtu si autori i plagosjeve me thikë.

Burime për media kanë bërë me dije se sherri mes dy grupeve shoqërore fillimisht nisi si përplasje verbale për arsye banale e më pas degradoi në hedhje karrigesh, përdorim të shkopave të bejsbollit dhe të thikave.
Të arrestuarit akuzohen për veprat penale Plagosja e rëndë me dashje”, “Plagosja e lehtë me dashje”, “Shkatërrimi i pronës”, “Deklarimi i rremë para oficerëve të policisë gjyqësore” dhe “Prishja e qetësisë publike” ndërsa mbi Dritan Pinen rëndojnë dhe dy vepra të tjera penale: Vrasje me dashje”, mbetur në tentativë, dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.