Sherri me thika terrorizon qytetin, përgjaket rruga kryesore e Vlorës (Detaje)

13
sherri-me-thika-terrorizon-qytetin,-pergjaket-rruga-kryesore-e-vlores-(detaje)
Sherri me thika terrorizon qytetin, përgjaket rruga kryesore e Vlorës (Detaje)

Një konflikt i dhunshëm mes disa të rinjve ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen Pavarësia, në një prej rrugëve kryesore të qytetit të Vlorës.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka degraduar në përdorimin e mjeteve prerëse, ku një person ka mbetur i plagosur me thikë.

I dëmtuari është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.

Mësohet se ai ka marrë plagë në trup nga goditjet me thikë, por ende nuk ka të dhëna zyrtare mbi gjendjen e tij shëndetësore.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e autorëve të përfshirë në konflikt.

after content