Një 28-vjeçare nga Italia e identifikuar si shtetasja A.T. është arrestuar nga policai e Vlorës pasi dyshohet se ditën e djeshme ka shkaktuar aksidentin e rëndë në aksin Fier-Vlorë, si pasojë e të cilit mbeten viktimë dy personat që udhëtonin në mjetin me të cilin u përplas e reja.
Ditën e djeshme, duke drejtuar automjetin në afërsi të vendit të quajtur “Kripa”, në autostradën “100 Vjetori”, e reja me banim në Napoli është përplasur me një kamionçinë tip “Benz”.
Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën në vendngjarje drejtuesi i kamionçinës, shtetasi F. H., 63 vjeç, banues në Vlorë, ndërsa si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën në spital edhe pasagjeri në këtë mjet, shtetasi D. M., 47 vjeç, banues gjithashtu në Vlorë.
Njoftimi i policisë:
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Vlorë arrestuan për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, shtetasen italiane A. T., 28 vjeçe, banuese në Napoli, pasi ditën e djeshme, duke drejtuar automjetin në afërsi të vendit të quajtur “Kripa”, në autostradën “100 Vjetori”, është përplasur me një kamionçinë tip “Benz”. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën në vendngjarje drejtuesi i kamionçinës, shtetasi F. H., 63 vjeç, banues në Vlorë. Gjithashtu, si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën në spital edhe pasagjeri në këtë mjet, shtetasi D. M., 47 vjeç, banues në Vlorë.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.