Shkoi në Itali si turist, 21-vjeçari SHQIPTAR kapet duke shitur kok*inë!

1

Karabinierët e stacionit të Ternit arrestuan një 21-vjeçar shqiptar, në Itali me vizë turistike dhe pa precedentë penalë, që dyshohet se është përfshirë në një rrjet të shitjes së drogës.

Gjatë një patrullimi, ndërsa kalonte nëpër Via della Castellina, një patrullë e ndaloi të riun, i cili sapo i pa tentoi të arratisej.

Pasi u kap nga oficerët, ai iu nënshtrua kontrollit fizik dhe iu gjetën 11 doza kokaine që peshonin pak më shumë se 7 gramë dhe shumën prej gati 100 eurosh, që besohet të jenë të ardhurat nga trafiku i drogës.

Pas seancës dëgjimore, gjyqtari, duke vërtetuar arrestimin, urdhëroi që i riu të ndalohej të qëndronte në Provincën e Ternit pasi të përfundonte procesi hetimor dhe gjyqësor.