Shkoi si turist në Zvicër, 23-vjeçari shqiptar kapet duke shitur kokainë

1
shkoi-si-turist-ne-zvicer,-23-vjecari-shqiptar-kapet-duke-shitur-kokaine
Shkoi si turist në Zvicër, 23-vjeçari shqiptar kapet duke shitur kokainë

Një 23-vjeçar shqiptar kishte shkuar si turist në Zvicër, por është kapur duke shitur kokainë.

I riu ishte bërë pjesë e një rrjeti shpërndarësish të drogës, teksa gjatë kontrollit të banesës iu zbuluan sasi kokainë, mijëra franga dhe euro cash, të ardhura nga aktiviteti kriminal.

Policia zvicerane ndërhyri menjëherë pas informacioneve të siguruara në Bellizona, teksa sekuestroi si provë materiale dhjetëra doza lëndë narkotike, 1 mijë franga dhe qindra euro në dhomë. Ai u arrestua të hënën në Bellinzona me akuzën e shkeljes së ligjit federal për narkotikët.

Sipas policisë dhe zyrës së prokurorit publik, i riu dyshohet se është përfshirë në trafikimin e drogës te klientët vendas, informon media.

Ai akuzohet gjithashtu për pastrim parash dhe shkelje të ligjit federal për të huajt. Arrestimi i tij është konfirmuar tashmë nga gjyqtari përgjegjës për masat shtrënguese.

after content