Shoferi po drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe përplaset, rrëzohet shtylla elektrike në mes të rrugës! Pamjet nga aksidenti

10
shoferi-po-drejtonte-mjetin-ne-gjendje-te-dehur-dhe-perplaset,-rrezohet-shtylla-elektrike-ne-mes-te-rruges!-pamjet-nga-aksidenti
Shoferi po drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe përplaset, rrëzohet shtylla elektrike në mes të rrugës! Pamjet nga aksidenti

Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në rrugën “Butrinti” në Sarandë.

Mjeti me drejtues shtetasin Adriatik Bino është përplasur me shtyllën elektrike.

Për pasojë shtylla është rrëzuar në mes të rrugës, duke përfunduar mbi karriget e një lokali.

Fatmirësisht nuk kishte kalimtarë në atë moment duke qenë se është një rrugë kryesore në qytet. Ndërsa nga aksidenti ka pasur vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje shkuan forcat e policisë dhe drejtuesi i mjetit doli nën efektin e alkoolit.

after content