
Gëzime Krasniqi, reja e Remzie Osmanit, pret fëmijën e tretë. Shfaqet më moderne se kurrë në setin e shtatzënisë
Reja e këngëtares së njohur Remzie Osmani, Gëzimja, është në pritje të ëmbël për herë të tretë.
Lajmi është konfirmuar përmes një seti fotografik të realizuar së fundmi, ku Gëzimja shfaqet më ndryshe se kurrë më parë, me një stil modern që i përshtatet mjaft bukur periudhës së shtatzënisë.
Në fotografitë që tashmë kanë filluar të qarkullojnë në rrjete sociale, ajo shihet me flokë të lidhura, një stil i ri për të, që i jep një pamje elegante dhe bashkëkohore, shkruan Kosovarja.