Shtatzëna lind në oborrin e maternitetit të Durrësit, nëna dhe foshnja gëzojnë shëndet të plotë

1
shtatzena-lind-ne-oborrin-e-maternitetit-te-durresit,-nena-dhe-foshnja-gezojne-shendet-te-plote
Shtatzëna lind në oborrin e maternitetit të Durrësit, nëna dhe foshnja gëzojnë shëndet të plotë

Një nënë e re 23-vjeçare, nga Durrësi, e cila ishte shtatzënë me fëmijën e saj të dytë, ka lindur në oborrin e maternetitit të qytetit.

Lindja e gruas së re ishte planifikuar për të ndodhur në fund të muajit, por mësohet se gruas së re i kishin nisur dhimbjet mëngjesin e sotëm dhe pavarësisht se kishte shkuar me urgjencë në maternitet, lindja e asistuar është kryer në oborrin e institucionit.

Burime nga materniteti konfirmojnë për “DurrësLajm”, se janë detyruar ta kryejnë procedurën e lindjes në ambient aspak të zakontë, por fatmirësisht edhe nëna, edhe bebja e saj e seksit femër gëzojnë shëndet të plotë.

Pas djalit, gruaja e re u gëzua me një vajzë me peshë 2.700 gram, ndërsa pret rikthimin nga emigrimi të bashkëshortit të saj.

Mësohet se nëna dhe foshnja kanë qenë që në minutat e para të mbërritjes në maternitet nën kujdesin e bluzave të bardha, mamive dhe mjekes roje dhe gjithçka ka shkuar më së miri.