Shyhrete Behlulit nuk po ia mbajnë duart dukatin, po e vendos edhe në këmbë

4

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Shyhrete Behluli, është bërë shpesh pjesë e mediave rozë kohët e fundit, për stilin dhe paraqitjet e saj të veçanta.

Së fundmi ajo ishte e ftuar në emisionin ‘Oxygen’ me Besim Dinën, ku rrëfeu në detaje për jetën dhe karrierën e saj artistike, shkruan Kosovarja.

Megjithatë, ajo që mori vëmendjen e ndjekësve ishte një detaj i veçantë në pamjen e saj një zinxhir prej ari i vendosur në këmbë.

Ky aksesor i pazakontë për Shyhreten u komentua gjerësisht në rrjetet sociale, duke nxitur reagime të shumta nga fansat dhe ndjekësit.