Silvinjo i la jashtë Kombëtares, tri sulmues vazhdojnë të përgjigjen me gola

1
silvinjo-i-la-jashte-kombetares,-tri-sulmues-vazhdojne-te-pergjigjen-me-gola
Silvinjo i la jashtë Kombëtares, tri sulmues vazhdojnë të përgjigjen me gola

Silvinjo publikoi të premten e kaluar listën e Kombëtares, për ndeshjet e këtij muaji. Zgjedhjet nuk kanë kaluar pa u komentuar.

Bie në sy se Kristian Shpendi nuk është ftuar asnjëherë në Kombëtare, pavarësisht se bën mjaft mirë në Seria B të Italisë. Bashkë me dy të “harruar” si Taulant Seferi dhe Anis Mehmeti, shënuan në javën e fundit duke konfirmuar formën e mirë që po kalojnë.

Kristian Shpendi shënoi golin e vetëm për Çezenën, që barazoi 1 me 1 përballë Virtus Entelës. Anis Mehmeti ishte lojtari i javës për Bristol Sitin, që fitoi 4 me 2 përballë Hull Sitit.

Mehmeti shënoi dhe asistoi në të njëjtën kohë. Po ashtu mjaft mirë bëri dhe Taulant Seferi. Në Ligën e Parë turke gjeti golin e tretë radhazi.

Bodrum fitoi 2 me 4 përballë Serik Spor. Të tre sulmuesit në fjalë po kalojnë një formë mjaft të mirë në këtë fillim edicioni.

Goli i Taulant Seferit: VIDEO 

Goli i Anis Mehmetit: (VIDEO)