Situata me zjarret/ 5 vatra të raportuara në 24 orë, 3 ende aktive

3
situata-me-zjarret/-5-vatra-te-raportuara-ne-24-ore,-3-ende-aktive
Situata me zjarret/ 5 vatra të raportuara në 24 orë, 3 ende aktive

Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile (QKOEC) në AKMC, raporton 5 vatra zjarri nga të cilat: 3 vatra janë aktive, dhe 2 vatra janë në monitorim, si më poshtë:

1. Vatra e zjarrit në Ternovë, njësia administrative Zerqan në bashkinë Bulqizë po mbahet nën monitorim nga 7 efektiv te MZSH për të eliminiuar çdo mundësi riaktivizimi nga djegia e trungjeve të thatë brenda vatrës.



2. Situata vijon të monitorohet në fshatrat Kulumri dhe Lumi i Trunit në bashkinë Fushë-Arrëz. Gjatë orëve të mëngjesit është bërë rivlerësimi i situatës dhe aktualisht po punohet për të parë nëse ka vatra aktive, si dhe për izolimin e cungjeve që vijojnë të digjen. Në terren janë angazhuar 50 forca të FA, të cilat janë shpërndarë në dy grupe me qëllim vendosjen nën kontroll dhe shuarjen përfundimtare të zjarrit. Momentalisht, situata është e qetë dhe flakët janë shuar, por puna po vijon për të garantuar izolimin e plotë të vatrës.

3. Vatra e zjarrit në Malin e Bërzhitës në fshatrat Ibë dhe Durisht të njësive administrative Bërzhitë dhe Petrelë ndodhet në një terren shumë të largët dhe të vështirë për ndërhyrje nga toka. Aktualisht, nuk përbën rrezik për banesat apo zonën pyjore.

4. Zjarri i nisur më datë 10.08.2025 në fshatrat Damjan dhe Isufaj të Tiranës dhe i përhapur prej datës 13.08.2025 edhe në zonën e Pezë – Helmës, vijon të jetë aktiv në disa vatra të minimizuara, por që po mbahen nën mbikëqyrje deri në fikjen përfundimtare.

5. Në Parkun Natyror Gërmenj, njësia administrative Leskovik të bashkisë Kolonjë situata paraqitet më e qetë si pasojë e punës se forcave operacionale por dhe për shkak të rreshjeve të shiut të rëna pasditen e djeshme.