Situatë alarmante në fshatin Xath në Fushë Arrëz/ Flakët marrin përmasa masive, pritet ndërhyrja me helikopter

3
situate-alarmante-ne-fshatin-xath-ne-fushe-arrez/-flaket-marrin-permasa-masive,-pritet-nderhyrja-me-helikopter
Situatë alarmante në fshatin Xath në Fushë Arrëz/ Flakët marrin përmasa masive, pritet ndërhyrja me helikopter

Situata e zjarreve vijon të jetë alarmante në fshatin Xath në Fushë Arrëz, pasi flakët kanë marrë përmasa masive.

Aktualisht në ndihmë për shuarjen e flakëve ka mbërritur helikopteri për ndërhyrje ajrore, i cili po angazhohet për izolimin e vatrave aktive.

Terreni i vështirë, e ka bërë të pamundur futjen e zjarrfikëseve, por pritet që me ndërhyrjen nga ajri të arrihet neutralizimi i zjarrit.

Ndërkohë në bashkitë e tjera të Qarkut të Shkodrës, situata me zjarret duket më e qetë.

Në Bashkinë Shkodër, nga raportimet e vrojtuesve pyjorë, vatrat e zjarreve të shfaqura ditën e djeshme janë shuar dhe aktualisht nuk ka zjarre aktive në zonat pyjore të Bashkisë Shkodër.

after content