Në fshatin Kullollas dhe Bletës të Gramshit zjarri po djeg shtëpitë. Top Channel mëson se ka banorë të bllokuar në fshat, teksa dyshohet edhe për viktima. Situata është kritike dhe kërkohet ndihmë urgjente nga autoritetet, pasi prej tymit, nuk lejohet as të shkojnë ambulancat, zjarrfikësit dhe as autoritetet.
Më herët, autoritetet lëshuan një urdhër për evakuimin e banorëve në këto dy fshatra, e po ashtu edhe në Menkollarë, për shkak të dy fronteve të rrezikshme zjarri me të cilat po përballet zona që prej mëngjesit.
Në terren janë dislokuar 80 trupa të Forcave të Armatosura në mbështetje të forcave vendore, të cilat po punojnë pa ndërprerje për izolimin e flakëve. Në vijim pritet të nisë mbështetja nga ajri për të frenuar përhapjen e zjarrit. / Top Channel