

Këngëtarja e njohur shqiptare, Arta Bajrami, një nga emrat më të dashur të muzikës moderne dhe popullore në vend, së fundmi ka folur hapur për jetën e saj personale dhe profesionale, duke ndarë me publikun më shumë detaje sesa jemi mësuar të dëgjojmë nga ajo.
Në një intervistë ku dominonin pyetje për karrierën dhe të tashmen e saj, artistja zbuloi se gjatë viteve të fundit është përballur me shumë oferta e ftesa nga produksione të ndryshme televizive, duke përfshirë edhe disa prej formateve më të mëdha në vend.
Një ndër to, sipas saj, ka qenë edhe reality show i njohur “Big Brother”, një spektakël që çdo sezon tërheq vëmendjen e madhe të publikut dhe komentohet gjerësisht në media e rrjete sociale.
Arta tregoi se nuk ka qenë një ftesë e vetme, por disa herë me radhë produksioni i këtij programi ka tentuar ta bëjë pjesë të formatit, duke e parë si një konkurrente me potencial për të sjellë energji, karakter dhe interesim tek shikuesit.
Megjithatë, Bajrami tha se për të nuk ka qenë e lehtë të marrë një vendim për këtë çështje, pasi pjesëmarrja në një spektakël të tillë nuk është vetëm një eksperiencë televizive, por edhe një ekspozim i madh i jetës private, gjë për të cilën ajo gjithmonë ka treguar një kujdes të veçantë.
Ajo u shpreh se i vlerëson shumë mundësitë dhe skenën e madhe që ofron një program si “Big Brother”, por nga ana tjetër nuk mund të anashkalojë as karrierën e saj muzikore, projektet në të cilat është e angazhuar dhe ritmin e përditshmërisë së saj familjare.
Artisja shtoi se për të marrë pjesë në një format kaq të madh duhet jo vetëm kohë, por edhe përgatitje mendore e emocionale, gjë që në këtë periudhë të jetës së saj duket se nuk është në prioritet.
Në fund, këngëtarja, edhe pse nuk dha një përgjigje përfundimtare se a do ta shohim ndonjëherë brenda shtëpisë së “Big Brother”-it, la të kuptohet se nuk e përjashton mundësinë në të ardhmen.
Ajo theksoi se publiku dhe fansat e saj do ta kuptojnë gjithmonë zgjedhjen që ajo bën, qoftë ajo pjesëmarrje në një spektakël apo përqendrim tek muzika dhe projektet personale.
Ky rrëfim i Arta Bajramit, ku ndërthuren sinqeriteti dhe kujdesi për karrierën, tregon edhe njëherë se ajo mbetet një artiste që e mendon mirë çdo hap të saj, duke e respektuar publikun por edhe veten, pa u dorëzuar thjesht para presionit apo ofertave të mëdha që i bëhen./ORAinfo/