
Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Lela Seferi, ka ngritur temperaturat në rrjetet sociale me paraqitjen e saj më të fundit nga pushimet në bregdetin e Budvës në Mal të zi.
E veshur me bikini, Lela ka publikuar disa imazhe ku shfaqet tejet provokuese, duke vënë në pah format e saj trupore, e veçanërisht gjoksin e saj të bujshëm që ka marrë vëmendjen e ndjekësve, raporton ORAinfo.
Komentet nga fansat nuk kanë munguar, ndërsa shumë prej tyre e kanë komplimentuar për pamjen dhe vetëbesimin që reflekton në çdo paraqitje.
Lela vazhdon të jetë një nga figurat më të ndjekura në rrjetet sociale pas përfundimit të aventurës së saj në BBVK. /ORAinfo/