Skandal në bregdet/ Turisti sulmohet nga dy 17-vjeçarë (Emrat)

1
skandal-ne-bregdet/-turisti-sulmohet-nga-dy-17-vjecare-(emrat)
Skandal në bregdet/ Turisti sulmohet nga dy 17-vjeçarë (Emrat)

Policia e Durrësit përmes një njoftimi për mediat ka sqaruar një ngjarje të ndodhur më datë 14 gusht në qytetin bregdetar, ku është dhunuar një shtetas i huaj.

Blutë bëjnë me dije se për ngjarjen e ndodhur në lagjen nr.13, ku ka mbetur i lënduar një shtetas austriak, kanë shoqëruar dhe proceduar në gjendje të lirë dy adoleshentë.

“Në lidhje me një lajm të publikuar në një portal mediatik, në lidhje me dhunimin e një shtetasi të huaj dhe me pretendimin se Policia nuk kishte bërë asnjë veprim konkret mbi rastin, sqarojmë:

Rreth orës 22:00 të datës 14.08.2025, është paraqitur te Stacioni i Policisë Plazh, shtetasi austriak (me kombësi rumune) A. D., i cili ka kallëzuar se rreth orës 15:30 të datës 14.08.2025, ishte dhunuar për motive të dobëta, nga 5 shtetas, në lagjen nr. 13.

Menjëherë pas kallëzimit, janë kryer veprimet e nevojshme hetimore, si rezultat i të cilave janë identifikuar dhe shoqëruar në ambientet e Policisë, dy 17-vjeçarë që dyshohet se kanë dhunuar shtetasin A. D. Në përfundim të veprimeve procedurale, pas konsultimit me prokurorin, për dy të miturit nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale ‘Dëmtime të tjera me dashje’”, bën me dije policia.

Ndërkaq, vijojnë hetime për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, të gjithë shtetasit e implikuar në këtë rast.