Skandal në Itali: Publikohen foto por’nografike të grave, përfshirë kryeministren Meloni – Identifikohet administratori i platformës

2
skandal-ne-itali:-publikohen-foto-por’nografike-te-grave,-perfshire-kryeministren-meloni-–-identifikohet-administratori-i-platformes
Skandal në Itali: Publikohen foto por’nografike të grave, përfshirë kryeministren Meloni – Identifikohet administratori i platformës

Hetimet mbi publikimin e imazheve të vjedhura të grave – përfshirë edhe kryeministren italiane Giorgia Meloni – nëpër platforma pornografike ilegale si Phica.eu, Phica.net, Comeup dhe të tjera, kanë bërë një hap të madh përpara. Sipas Policisë Postare Italiane, është identifikuar një shtetas italian si administrator i këtyre faqeve, së bashku me disa bashkëpunëtorë, pavarësisht se serverët operojnë nga jashtë vendit.

Raporti i parë pritet të dorëzohet në Prokurorinë e Romës. Hetime të ngjashme janë duke u zhvilluar paralelisht në qytete të ndryshme italiane, pas ankesave të shumta nga viktimat—kryesisht gra, përfshirë zyrtare të shtetit.

Hetuesit po analizojnë edhe përgjegjësinë e përdoruesve që kanë shkruar komente fyese apo kërcënuese nëpër këto foto, dhe shumë prej tyre tashmë janë identifikuar dhe mund të përballen me akuza për shpifje të rënduar, shkelje të privatësisë online, nxitje të sjelljeve kriminale dhe përçmim ndaj zyrtarëve shtetërorë.

Në vijim, po hetohet nëse këto faqe janë pjesë e një rrjeti më të gjerë në internet të errët, i cili dyshohet se përmban materiale edhe më të rënda, duke përfshirë edhe foto të miturish.

Po ashtu, Policia ka nisur një hetim për një tjetër faqe të quajtur “Mia Moglie” në Facebook, e cila u mbyll kohët e fundit pas një vale raportimesh—më shumë se 3 000 vetëm gjatë disa ditëve—për shkelje të privatësisë dhe përmbajtje seksiste. Kjo faqe kishte shërbyer si një pikë ku postoheshin imazhe të grave pa pëlqimin e tyre, dhe me komentet denigruese.

Avokatja Annamaria Bernardini de Pace, në bashkëpunim me kolegun David Leggi, ka ngritur një padi kolektive ndaj Meta (Facebook), duke argumentuar se kompania dështoi në kontrollin dhe mbylljen e përmbajtjeve të tilla. Ajo e ka cilësuar çështjen si një “shkelje të rëndë të dinjitetit femëror” dhe fton të gjitha gratë e prekura të bashkohen në procesin ligjor.

Dhjetëra gra në qytete si Xhenova kanë nisur t’i identifikojnë publikisht personat që kanë postuar imazhet e tyre në këto platforma—edhe pse nën emra anonimë, disa përdorues janë dalë në pah përmes mediave sociale. Edhe pse disa autorë përpiqen të fshehin gjurmët, hetuesit tashmë kanë nisur t’i gjejnë ata.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhi